-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta thirrje Ramës: Kthe sytë nga nafta dhe gazi

Kryesoret

Në këtë kohë krize dhe përballë rritjes së çmimeve dhe rrezikut për produktin, presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të japë mbështetjen maksimale për industrinë e naftës dhe të gazit.

“Shqipëria është një nga vendet me burime natyrore më të mëdha në Europë, sidomos në rezervat e naftës dhe gazit, një pasuri që duhet të kthehej në mirëqenie për vendin dhe për çdo qytetar.

Në kontekstin e zhvillimeve të fundit është me shumë rëndësi që industria e naftës dhe e gazit të marrë mbështetjen që meriton, nëpërmjet investimeve moderne, që garantojnë jo vetëm furnizimin   por edhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare.

Ndaj dhe me mirënjohje për kontributin e çmuar të dhënë për revolucionarizimin e industrisë së naftës në vendin tonë, veçanërisht në vitet ’80, por edhe tani në pension si ekspert i konfirmuar, për të gjithë veprimtarinë e pasur shkencore, si dhe për përkushtimin e treguar për formimin e brezave të inxhinierëve të rinj vlerësova sot me Titullin “Mjeshtër i Madh” një personalitet të shquar të shkencës shqiptare dhe të industrisë së naftës, Prof.Dr. Fatmir Shehu.

Zhvillimi, modernizimi dhe mbështetja e industrisë së naftës dhe gazit është interes kombëtar strategjik. Ndaj mbështetur mbi trashëgiminë dhe eksperiencën e personaliteteve si Prof.Dr. Fatmir Shehu të shumëfishojmë përpjekjet për t’i dhënë prioritet këtij sektori jetik për vendin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit