Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka njoftuar këtë të enjte se së shpejti do të nis puna për uljen e tarifave Roaming mes Ballkanit dhe BE-së.
Gjatë konferencës ndër ministrore për zhvillimin e turizmit në Ballkan, Bregu ka theksuar se nisja e procesit për tarifat Romaning do të bëhet në 8 qershor dhe se në zhvillimin e turizmit do të forcojë ofertat turistike.
“Heqja e barrierave është hapi i parë për pozicionimin e Ballkanit Perëndimor në hartën botërore të turizmit. Ne pyetemi shpesh se çfare bëri për turizmin heqja e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor. Dhe ne themi se rajoni pa roaming është një mundësi e madhe për të forcuar ofertat turistike e për të plotësuar politikat dhe praktikat progresive të turizmit në rajon. Rritja prej 500% e përdorimit të datave telefonike pas “Roam Like at Home” nuk mund të neglizhohet. Kishte një vlerë tregu të qartë në realizimin e “Roam Like at Home”, komuniteti i biznesit ishte i etur ta përdorur këtë politikë, qytetarët e meritojnë këtë dhe më shumë. Prandaj me 8 Qershor ne si RCC nisim punën për të ulur tarifat e roaming mes vendeve të Ballkanit dhe Europës”, tha Bregu
Po ashtu ajo se turizmi është për transformim dhe ka fuqinë të na sjellë të gjithë së bashku, ka potencial të madh që të përshpejtojë progresin dhe transformimin e rreziqeve në mundësi në qoftë se menaxhohen mirë dhe me zgjuarsi.
“Ka një pyetje të hapur për të gjithë ne – si të pozicionojmë Ballkanin Perëndimor në hartën turistike të botës? Dhe ne themi se heqja e barrierave është hapi i parë. Mundësimi i lëvizjes së lirë të njerëzve në rajon.
Marrëveshja e Lëvizjes së Lirë me Karta Identiteti në Ballkanin Perëndimor, dhe Marrëveshja e Lëvizjes së Lirë për Qytetarët E Palës së Tretë brenda Ballkanit Perëndimor janë të përgatitur për firmosje dhe do japin një shtysë të re për turizmin. Ne pyetemi shpesh se çfarë bëri për turizmin heqja e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor. Rajoni pa roaming është një mundësi për të forcuar ofertën turistike dhe që të komplementojë politikat dhe praktikat progresive të turizmit në rajon. Rritje prej 500% të përdorimit të datave telefonike pas “Roam Like at Home” nuk mund të neglizhohet. Kishte një vlerë tregu të qartë në realizimin e Roam like at Home, komuniteti i biznesit ishte i etur të përdorte këtë politikë, qytetarët e meritojnë këtë dhe më shumë. Prandaj ne kemi nisur seriozisht, dhe jo pa kosto, punën për të zvogëluar tarifat e roaming mes vendeve të Ballkanit dhe Europës. Me 8 qershor, Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian, fillojnë procesin e përafrimit të politikave dhe praktikave rregullatore për të konverguar drejt Tregut të Përbashkët Dixhital.”