-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Falsifikuan dokumente për të përfituar tender, arrestohen dy persona në Kosovë

Kryesoret

i rezultat i veprave penale “Falsifikim i dokumente” dhe “Keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik”, janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfitimin e një tenderi, vlera e të cilit është rreth 100 mijë euro.

Arrestimin e pronarit dhe të autorizuarit të biznesit me inicialet S.D dhe A.D, Policia e Kosovës e ka bërë me dije përmes një komunikate për media.

“Vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro (një qind mijë euro)”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Më datë 12.05.2022, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, respektivisht sektorin e financave janë paraqitur për intervistim në cilësinë e të dyshuarve personat me iniciale (S.D. dhe A.D.)”.

Të dyshuarit kanë përfituar tender nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret, duke mos i deklaruar referencat në dosjet e Administratës Tatimore të Kosovës.

“Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë”, thuhet tutje në njoftim.

Të dyshuarit pas përfundimit të intervistimit me vendim të Prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje kurse tjetri me rekomandimin e mjekëve do të dërgohet për trajtim mjekësorë.

“Pas përfundimit të intervistimit është njoftuar prokurori i rastit dhe me vendim të tij, të dyshuarit e sipërshënuar me iniciale vendoset të dërgohen në Qendër të Mbajtjes, i dyshuari (A. D.) është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes, ndërsa i dyshuari (S. D.) me rekomandim të mjekëve dhe në konsultim me Prokurorin e rastit për shkaqe shëndetësorë dërgohet për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të Policisë”, përfundon komunikata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit