Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka publikuar një vendim ditën e sotme ku thuhet se janë hequr kufizimet për pjesëmarrjen në seancat gjyqësore që do të mbahen në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.
Sipas njoftimit, ky vendim, vinte për shkak të uljes së rasteve të reja të infektimeve me covid-19 dhe si pasojë nuk ishte më e nevojshme mbajtja në fuqi e kufizimeve të tilla. Gjithsesi, në seanca të ndryshme, kufizimet për pjesëmarrjen mund të rishikohen në varësi të çështjes që po trajtohet.