Gjatë inspektimit të ndërtimeve të larta në qytetin e Malishevës, inspektorati komunal këtë të enjte ka dënuar katër investitorë të këtyre ndërtimeve.
Shkak ka qenë mosrespektimi i plotë i ligjit të ndërtimit, më saktësisht për poseduesit e lejeve të ndërtimit.
Drejtoresha Besartë Kryeziu-Ramaj, ka qenë gjithashtu e pranishme në inspektimin e këtyre ndërtimeve në qytet, ku sipas saj inspektimi do të jetë i vazhdueshëm, edhe për ndërtimet tjera.
“Inspektimi do të jetë i vazhdueshëm për të gjitha ndërtimet që bëhen dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohet mos respektimi i ligjit të ndërtimit”, ka thënë drejtoresha Kryeziu-Ramaj.