Një 36-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte pasi është vetëaksidentuar në një rrugë lokale në dalje të fshatit Stanishor të Novobërdës.
“Ngasësi humbi kontrollin e automjetit për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Ai kaloi në anën e majtë të rrugës dhe goditi pjesën anësore, me ç’rast vetura e tij u rrokullis”, thuhet në raporton e Policisë së Gjilanit.
Shoferi me inicialet A.M., pësoi lëndime të rënda, ndërsa vdekja e tij u konstatua në Qendrën Emergjente në Gjilan.