-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush do të jetë presidenti i ri? Mediu: Opozita duhet të ketë një kandidat

Kryesoret

Debati për Presidentin e ri vazhdon, teksa ditën e hënë duhet të dalë emri i parë në seancë. Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ndryshim, Fatmir Mediu u shpreh sot se opozita duhet të ketë një kandidat të përbashkët.

Kam biseduar me disa deputetë, Bylykbashin, Alibeajn, Boçin dhe të tjerë. Opozita të ketë një kandidat. Të jetë një president në interes të popullit. Negociatat nuk janë përjashtuese, nëse përcaktojmë kritere të qarta, bazuar në kushtetutë, kemi shanse që të arrijmë në një marrëdhënie të përbashkët.

Nuk mund të shkojmë në fund pa filluar procesin, fundi është kur vjen kandidatura, nëse nuk kanë konsensusin, atëherë opozita qëndrim për të mos ta votuar.

Opozita ka një detyrim në raport me kushtetutë, nuk shkoj te ideja që të bojkotojmë procesin, dhe të themi që ngaqë bojkotuam ne Rama bëri çfarë të donte, nëse ka një kandidaturë të njëanshme që nuk ofron asnjë vlerë apo bashkëpunim politik, opozita të marrë qëndrimin e vet”, shtoi ai. Në data 16 maj zhvillohet raundi i parë i votimit në orën 17:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit