Deputetët e opozitës u përfshinë në një sherr në seancën e sotme plenare që për pak nuk përfundoi në përplasje fizike mes Edmond Spahos dhe Tritan Shehut me Gazment Bardhin.
Gjithcka filloi pasi Bardhi denoncoi se Edi Rama mban peng një nga kolegët e tij për shkak të një vile 760 mijë euro që ka në Gjirin e Lalzit.
Për të shuar sherrin ndërhyri Jorida Tabaku dhe socialistët. Bardhi reagoi në Twitter duke i qëndruar denoncimit që ka bërë, dha disa indicie, por jo emrin e pronarit të vilës.
“E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur 😂😂” shkruan ai.
E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur 😂😂 pic.twitter.com/AMCActkkB7
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) May 12, 2022