-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Vuçiç është një Putin i vogël, frymëzues i gjenocidit serb

Kryesoret

Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë depozituar një nismë në Kuvend për të dënuar gjenocidin serb në Bosnjë.

Në fjalën e tij në Kuvend, Sali Berisha u shpreh se ata që nuk njohin gjenocidin kanë ndërgjegje parahistorike.

Ai akuzoi më tej se Vuçiç është frymëzues i gjenocidit serb. “Kjo seancë shënon një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën e këtij parlamenti, por dhe për popullin shqiptar. Nisma e deputetëve të grupit të PD për të dënuar gjenocidin serb në Bosnjë është një nismë që synon nderimin e 8 mijë viktimave të Srebrenicës, burra dhe djem, të besimit mysliman, të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB-ja, ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie të madhe pas luftës së Dytë Botërore në Europë.

Njohja e gjenocidit është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara. Ata që nuk njohin gjenocidin kanë ndërgjegje parahistorike. Njohja e

Edhe udhëheqësit aktual janë nga arkitektët e këtij gjenocidi. Vuçiç ka thënë se për çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë. Ne kemi detyrim po kaq madhor për të dënuar këtë gjenocid, i cili është sanksionuar në dy vendime të mëdha gjykatave. Në rrafshin juridik, ky është gjenocid i pranuar nga mbarë vendet e qytetëruara.

Në rast se Ballkani sot ndodhet në këtë situatë, në rast se Ballkani nuk ecën drejt BE-së, një nga shkaqet më madhore është edhe qëndrimi i gabuar i komunitetit europian ndaj Vuçiç, i cili është frymëzues i gjenocidit serb. Ai është një Putin i vogël, i gatshëm për t’i përsëritur”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit