Në seancën e sotme parlamentare, grupi i PD-së paraqiti një rezolutë për dënimet e masakrës së Srebrenicës, por nuk u miratua nga deputetët.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter duke e konsideruar atë si një lojë të ulët.
“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot, pse, me ç’rast? Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!” ka shkruar ai në Twitter.