-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina përparon në Kharkiv, qyteti jo më në rrezen e sulmit rus

Kryesoret

Qyteti i Kharkivit në lindje të Ukrainës, ndodhet prej 70 ditësh nën një sulm të vazhdueshëm bombardimesh nga forcat ruse.

Por sipas BBC kjo mund të jetë pothuajse drejt një fundi. Bëhet me dije se trupat ukrainase rreth qytetit i kanë shtyrë forcat ruse aq shumë prapa sa artileria e tyre nuk është më në rrezen e qendrës së Kharkiv.

Ditën e djeshme ushtria ukrainase njoftoi se vendi i fundit që u çlirua ishte fshati Pytomnyk.

Por ndërkohë në Kharkiv forcat ruse nuk janë në tërheqje të plotë, ashtu sikurse ndodhi në Kiev.

Ata besohet se po përforcohen me një numër grupesh taktike batalionesh, ne një përpjekje për të siguruar linjat e tyre të furnizimit dhe për të sulmuar sërish.

Çdo forcë ushtarake e marrë nga rajoni lindor i Donbasit vetëm sa do të ngadalësojë përparimin ushtrisë ruse aty, në një luftë që tashmë duket se po kthehet në një ngërç të përgjakshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit