Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Koretin të Kamenicës në Kosovë, ku një person ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një urë.
Detajet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga policia në Kosovë, e cila bën të ditur se viktima ka rënë në lumë nga ura e këmbësorëve.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar duke kaluar mbi një urë për këmbësor, ka rënë nga ura në lumë dhe si pasojë ka vdekur”, thuhet në raportin policor.
Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion.