Dy të rinj, banues në Kombinat kanë tentuar ditën e sotme ti merrnin vidhnin varsen nga qafa një qytetareje.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesdite, ky dy hajdutët i i shin vënë pas gruas në rrugën “Teodor Keko”. Plani i tyre ngeli në tentativë pasi ajo e kuptojë dhe iu drejtua menjëherë komisariatit të policisë.
Brenda pak orësh policia i arrestoi të dy shtetasit nga ku rezultoi se njëri prej tyre kishte shkelur arrestin e shtëpisë.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Necklace”.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Tentuan t’i vidhnin me dhunë varësen e floririt një shtetaseje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Njëri nga autorët ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, në orën 13:30, në rrugën “Teodor Keko”, 2 persona tentuar t’i vidhnin me dhunë varësen një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Necklace”.
Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- A. K., 30 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;
- E. K., 35 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Këta shtetas, ditën e sotme, në Unazë të Re, në rrugën “Teodor Keko”, kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë varësen, shtetases M. S. dhe më pas janë larguar.
Pas verifikimeve ka rezultuar se shtetasi E. K. ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.