-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gërvalla: Serbia u ka ofruar disa shteteve sheqer për ta çnjohur Kosovën

Kryesoret

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se ajo dhe dikasteri të cilën ajo e drejton nuk as një informacion lidhur me pretendimet e homologut të tij serb, se Kosovën e kanë çnjohur katër shtete.

Sipas saj, deklarata e tilla të zyrtarëve serb pak orë pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës tregojnë dy gjëra – “ose lajmi është i pavërtet ose ata nuk e kanë ndaluar asnjëherë së punuari kundër shtetësisë së Kosovës”.

“Është e vërtet që kemi pasur informacione nga shtetet e ndryshme që Serbia në asnjë moment nuk e ka pushur së punuari kundër Kosovës, madje në shtete e kontinentit afrikan ka pasur oferta të kombinuara të armëve ruse me vaksina ruse, dhe për çudi sheqer”, ka thënë Gërvalla.

Më tej kryediplomatja kosovare, ka bërë të ditur se dikasteri të cilën ajo e drejton ka arritur të bëjë progres në raport me disa shtete të cilët nuk e kanë njohur Kosovën.

“Nuk mund të jap informacione se për cilat vende bëhet fjalë. Është konfidenciale. Ne kemi arritur me disa shtete progres për njohje të reja, por nuk japim informacione”, ka deklaruar ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit