Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhet sot në orën 16:00 për të vendosur nëse do të pranojë që të rikthehet Fatmir Limaj për ta përfshirë në listën për deputetë.
Fatmir Limaj, të premten, i ka dërguar një letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, përmes së cilës ka kërkuar që të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë pa asnjë kusht.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka deklaruar se është në favor të rikthimit të Fatmir Limajt në këtë subjekt politik, duke theksuar se kjo çështje duhet të trajtohet nga organet vendimmarrëse të partisë.









