Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, përmes një postimi në Twitter ka mirëpritur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Mezi presim ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës, në familjen që punojnë së bashku për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat në procesin e aplikimit për anëtarësim”, shkruan Rohde.
Looking forward to seeing Kosovo as part of the Council of Europe @coe family who work together to promote human rights, democracy and the rule of law.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 13, 2022
Kosovo belongs in the Council of Europe.
All the best for the membership bid! https://t.co/BBHPGXnGyY