Kryeministri, Edi Rama ka publikuar një video së fundmi në Facebook, ku tregon qëndrimin Shqipërisë për masakrën e Srebrenicës në Këshillin e OKB-së.
Në postimin e Ramës në Facebook, ka treguar fjalën e ambasadorit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxhës, ku një ditë para paraqitjes së rezolutës në Kuvend, vendi ynë ka dënuar masakrën e Srebrenicës.
“Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga shejtan budallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë.
Ja si ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën, mu në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.” ka shkruar Rama.
Në janar të këtij viti Shqipëria mori mandatin 2 vjeçar në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, ku po ashtu është bashkë-pen-mbajtëse me SHBA-të lidhur me çështjet e Ukrainës.