-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kam kërkuar që në 2009 rezolutën e Srebrenicës

Kryesoret

Nga Shaban Murati

Vendimi i marrë më 15 janar 2009 nga Parlamenti Europian për të shpallur në të gjitha vendet anëtare të BE-së 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës, vjen si në nga aktet më fisnike dhe më të domosdoshme morale, politike dhe juridike të Europës.

Është me rëndësi të veçantë fakti që Rezoluta e Parlamentit Europian u bën thirrje të gjitha vendeve europiane që të caktojnë 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të gjenocidit, dhe sidomos u bën thirrje të posaçme vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bashkohen me vendimin e saj.

Rezoluta e Parlamentit Europian ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë. Jo vetëm pse është shtet i Ballkanit Perëndimor, të cilit Parlamenti Europian i drejtohet me emër, por është shteti, që ka disa arsye historike për të nxituar që ta bëjë këtë hap, që i kërkohet. Krimi masiv boshnjak i Serbisë u përsërit pas katër vitesh në Kosovë.

Ka edhe një arsye tjetër historike pse Shqipëria duhet me shpejtësi të vendosë të zbatojë vendimin e Parlamentit Europian. Ajo ka një përvojë të hidhur nga qendrimet dhe politikat e heshtjes ndaj gjenocidit, që i kanë bërë disa fqinjë popullit të saj. Kjo politikë antikombëtare e heshtjes bëri që të humbasë në sirtaret e harresës europiane gjenocidi ose masakra e Tivarit, ku Serbia vrau 4 mijë të rij shqiptarë. Bëri të harrohet gjenocidi ndaj popullsisë çame.

Në këto kushte mendojmë se është një detyrim i Kuvendit të Shqipërisë që në një kohë sa më të shpejtë të ndërmarrë vendimin për shpalljen e 11 korrikut në Shqipëri si Dita e Përkujtimit të gjenocidit. Të njejtën gjë duhet të bëjë edhe Kuvendi i Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës duhet të jenë parlamentet e para të Ballkanit, që duhet t‘i përgjigjen  thirrjes së parlamentit Europian”.

19.1.2009

-Libri “Profile të diplomacisë europiane në Ballkan”, viti 2010, fq.283.

PS. Në atë kohë kisha postin e drejtorit të Akademisë Diplomatike të MPJ të Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit