-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nano President? Berisha “shkrihet” së qeshuri dhe firmos shkresën “urgjente”

Kryesoret

Pak ditë më parë sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damin Gjiknuri nuk e përjashtoi Fatos Nanon nga gara për President. Por çfarë mendon Sali Berisha?

A do të preferonte që ish-rivali i tij historik të rikthehet në politikë? “Unë mendoj se nuk ia vlen t’ia prishim privatësinë atij.

Ai është i akomoduar në jetën e tij. Më mirë ta lëmë të vazhdojë atë, të mos e citoj” tha Berisha.

Në fund, ai firmosi një kërkesë “urgjente” për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama në Kuvend pas deklaratës së tij dje në Bruksel se nëse nuk hapen negociatat deri në qershor do të ndryshojë kurs për të kërkuar ndarjen nga Maqedonia në rrugën e integrimit.

Deputetët e opozitë kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkesë për mocion për debat lidhur me kërcënimin që bëri Rama në Bruksel për ndryshimin e kursit nëse nuk hapen negociatat”, tha ish-kryeministri.

Në fakt Edi Rama tha ndryshim kursi për faktin e ndarjes nga Maqedonia dhe jo orientimit të kahut të Shqipërisë drejt BE-së.

Mocioni i dorëzuar nga grupi i Berishës në Kuvend

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit