Eksportet e energjisë elektrike nga Rusia për Finlandën do të pezullohen nga ora 01:00 pas mesnate me orën lokale të së shtunës.
Operatori finlandez i rrjetit Fingrid tha se kompania ruse Inter RAO po ndalonte furnizimet me energji elektrike për shkak të problemeve në marrjen e pagesave për energjinë elektrike të shitur në treg.
Njoftimi vjen një ditë pasi Finlanda sinjalizoi synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n.
Finlanda blen vetëm 10% të energjisë elektrike të saj nga Rusia dhe sipas Fingrid ajo do të kompensojë mungesën duke marrë më shumë energji nga Suedia dhe duke rritur prodhimin në Finlandë.
Kompania u shpreh se Finlanda do të furnizohet vetë plotësisht në vitin 2023.