Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e kësaj të shtune zhvilloi një takim me demokratët në Fier për zgjedhjen e kreut të PD-së.
Berisha si fillim falenderoi demokratët e Fierit për kontributin e dhënë për të dalë përpara shqiptarëve si një opozitë e vërtetë.
“Së pari dëshiroj t’ju përshëndes ju demokratet dhe demokratët e Fierit, të gjithë banorët e këtij qyteti dhe qarku, drejtuesit e PD-së, të përshëndes Fierakët kudo që janë sot. Të shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju dhatë për pluralizmin në Shqipëri. Në një moment kur realisht do përcaktohej ekzistencën ose jo të një opozite të vërtetë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Në një rrugë të vështirë të pazakontë dhe të pandodhur ndonjëherë, demokratët e Fierit në një proces demokratik, në vlerësimin tim një revolucion i vërtet, ja dolën të dalin përpara shqiptarëve si një opozitë e vërtetë, e vendosur për të mbrojtur interest e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.