Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë Tiranën më 23 Maj në kuadër të një turi në rajon.
Dendias do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Xhakça.
Në fokus do të jetë padyshim, raporti mes dy vendeve, integrimi dhe pasojat e luftës në Ukrainë.
Ende nuk dihet nëse do të flitet për cështjet e vjetra, mes tyre kufiri detar, që dy palët u pajtuan për ta çuar në Hagë por prej shumë muajsh nuk ka asgjë konkrete.