Me një dokument të Agjencisë për Zhvillimin e Territorit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i rikthehet edhe njëherë akuzave për shkollën “Saimi Frashëri” në Tiranë, si u shemb e vjetra dhe si po ndërtohet e reja mbi rrënojat e saj. Tabaku ka tre akuza për Erion Veliajn.
Ajo thotë se shkolla “Sami Frashëri” u shemb pa një plan ndërtimi dhe nuk u mor një leje ndërtimi për ta ndërtuar atë. Gjithashtu, sipas saj, u gënjye kur u tha se shkolla do të rindërtohet me fondet e Bashkimit Europian, pasi janë shqiptarët që po e ndërtojnë me taksat e tyre.
Postimi i plotë
E kam denoncuar aferën e shkollës Sami Frashëri, të shembur pa plan dhe pa leje ndërtimi që në vjeshtën e vitit 2020. Manipulatorët publikë e kanë mohuar këtë fakt duke akzuaur me shpifje, por e vërteta zuri vend. Po cilat ishin faktet që manipulimi publik i kryebashkiakut nuk mundi dot t’i rrëzojë? E para, shkolla Sami Frashëri u shemb pa një plan ndërtimi të miratuar nga institucionet përkatëse. Së dyti, shkolla u shemb dhe nuk u morr një leje ndërtimi për ta ndërtuar atë, pra punimet u kryen në shkelje të plotë të ligjit. Nëse një qytetar arrestohet përse nuk ka marrë leje për të rregulluar avllinë apo çatinë, kryebashkiaku Veliaj bën qejf duke shkelur ligjin. Së treti, u gënjeye kur u fol se shkolla do të rindërtohet me fondet e Bashkimit Europian kur ndërkohë u ndërtua me paratë e taksapaguesve të Tiranës që përpos inceneratorit që e paguajnë 90 mijë euro në ditë, kanë paguar 3 herë më shtrenjtë këtë shkollë.Të tre këto fakte i vërteton as më shumë e as më pak se sa institucionet shtetërore.Një shkresë e institucioneve shtetërore tregon se si Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj kanë ndërtuar pa një leje ndërtimi. Një shtet ku sundon ligji lips që gjithsekush të ndëshkohet për shkeljen e tij, ndërsa një qeveri ku sundon oligarkia dhe korrupsioni kanë vetëm nëj qëllim; shkeljen e ligjit për përfitimet personale.E kam të qartë që ai nuk do të skuqet, nuk do të turpërohet por do të sulmojë sepse hipokrizia e ka zët sinqeritetin dhe mashtrimi e ka siklet të vërtetën. Por qytetaët nuk do ta harrojnë as këtë krim të kryer nga një nejri që ka betonizuar Tiranën!