-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banorët e Irpinit: Rusia ka “mbjellë” predhat “Flechete” mbi shtëpitë tona

Kryesoret

Më shumë se një muaj pasi ushtria ukrainase mori Irpin nga rusët, Volodymyr Klimashevskyi po gjen ende predha të vogla si gozhdë të shpërndara rreth kopshtit dhe të ngulitura thellë në muret e shtëpisë së tij.

“Nuk mund t’i nxirrni me duar, duhet të përdorni pincë”, tha Klimashevskyi, duke treguar murin e mbushur me shigjeta të errëta.

Të quajtura flechete, në frëngjisht “shigjeta të vogla”, këto predha të mprehta si brisk rroje, centimetra të gjata janë një shpikje brutale e Luftës së Parë Botërore, kur aleatët i përdorën ato për të goditur sa më shumë ushtarë armik. Ato janë të paketuara në predha që gjuhen nga tanket. Kur predha shpërthen, disa mijëra predha shpërndahen në një zonë të madhe, raporton CNN.

Predhat Flecette nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre në zonat civile është i ndaluar sipas ligjit humanitar, për shkak të natyrës së tyre. Ato shkaktojnë dëme të rënda ndërsa depërtojnë nëpër trup, duke u përdredhur dhe përkulur, dhe mund të jenë vdekjeprurëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit