Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë. Teksa po udhëtonte me mjetin tip Ford, shoferi i mjetit ka humbur kontrollin.
Dioran Dervishi mësohet se ka qenë i riu që po drejtonte makinën.
Për pasojë mjeti është përmbysur në kanal. Deri më tani mësohet se nga aksidenti ka gjetur vdekjen një 31-vjeçari, shoferi i mjetit.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.