Mungesa e guximit dhe politikbërja e bazuar në popullizëm e karakterizon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në raport me dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.
Për të dalur nga status-quoja, gjendje kjo që i shkon për shtati vetë Moskës, Murati tha se nevojiten politikanë të guximshëm që dinë të ngriten mbi situatën aktuale.
“Zotëri Kurti ka ardhur në pushtet edhe duke e kritikuar gjithë procesin e dialogut. Dhe për aq sa e lexoj politikën e tij nuk besoj që ai do të nënshkruaj diçka dhe kjo është mungesë e guximit dhe bërja e politikës duke u bazuar në populizëm”.
“Ne kemi nevojë për politikan të guximshëm që dinë çka duan dhe që na nxjerrin nga situata e status-quo në të cilën jemi”, ka thënë Murati për Ekonomia Online.
Përveç Kosovës, Murati sheh problematika thelbësore edhe te vetë Bashkimi Evropian dhe Serbia.