Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk e pranoi rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, me urdhër të Aleksandër Vuçiç. Gjatë një takimi në Lezhë me demokratët, Berisha tha se rezolutën që Rama hodhi poshtë e kanë dënuar të gjitha vendet, duke përfshirë këtu edhe SHBA-në. Ai gjithashtu tha se kjo është një përpjekje për të shpërbërë qënien tonë.
“Para tre ditësh, u votua, u hodh poshtë rezoluta për gjenocidin në Bosnjë, a mund të imagjinohet që një Parlament i një vendi të lirë të marrë një vendim të tillë? Por është detyrim ndërkombëtar dënimi i gjenocidit. Atë rezolutë që Rama e hodhi poshtë në Parlament, e ka votuar Parlamenti Europian, Kongresi i SHBA, Parlamenti i Malit të Zi një vit më parë.
Interesi ynë kombëtar po shkelmohet dhe do shkelmohet derisa të bindim çdo shqiptar se duhet t’i dalim zot. Gjithçka përpjekje për të shpërbërë qenien tonë. E qëllimshme. Të qeverisësh 8 vite dhe të lësh qytetarët në pikiatë, më mirë i paguajnë në Rjaon. Jemi më të keqpaguarit në rajon,” tha Berisha.