Një demokrat nga Kukësi ka shprehur simpatinë e tij për ish-liderin Sali Berisha. Ai është shprehur se në rrethin e tij të ngushtë atij i thërrasin në emrin e Berishës.
“Pa ty nuk kemi për të ecur përpara. Kam dy thirrje për ty, të shkojë në parlamenti gjenocidi në Kosovë dhe gjenocidi në Lumë. Këta janë komunistë të betuar. Prandaj unë di shumë me fol, por kaq. Jemi shumë krenarë. Edhe diçka, unë të thashë që jam Muharrem Nërguti, por shumica më thërrasin Muharrem Berisha. Të kam në zemër, prandaj na priftë e mbara dhe deri në vdekja jemi me ty Sali Berisha”, tha demokrati.