Nuk ndalen incidentet me autobusët në kryeqytet.
Një autobus i linjës së Kombinatit është përplasur me një kosh mbeturinash pranë Misto Mames. Burime nga policia bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Sipas njoftim zyrtar të policisë, shoferi i autobuzit dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit.
Njoftim
Më datë 16.05.2022, në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombibatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.