Ka nisur evakuimi i ushtarëve të bllokuar brenda fabrikës së çelikut në Mariupol dhe të plagosurit janë transportuar me dhjetëra autobusë.
Ditët e fundit, Ukraina kishte identifikuar të paktën 38 ushtarë në gjendje të rëndë, me kujdes urgjent mjekësor, të cilin vetë mjekët të burgosur në tunelet e uzinës nuk mund ta siguronin. Por gjithsej të plagosurit ishin rreth 600.
Operacioni vjen pas marrëveshjes për hapjen e një korridori humanitar të rënë dakord mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai vjen pas javësh rrethimi rraskapitës.