Mirel Josa është trajneri i ri i Vllaznisë. Ai pranoi ofertën për të drejtuar ekipin dy javë përpara fundit, plus një finale për të luajtur, atë kundër Laçit në Kupën e Shqipërisë. “Nuk ka gjëra për të ndryshuar te Vllaznia.
Mua më duhet që skuadra të jetë kompakte. Do ta shihni më vonë, qoftë në rezultate. Puna jonë varet nga rezultatet. Më pëlqeu sinqeriteti dhe jo vetëm Xhaferri, por edhe kur kam shkuar me presidentët tjerë, ka pasur problem sinqeriteti. Ju fus dhe ju gazetarëve këtu.
Të gjitha gjërat besoj unë do të shkojnë mirë. Objektivi ynë është kapja e Europës dhe të vazhdojmë për sezonin e ardhshëm” tha ai.