-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

La Ramën për Bashën, si u plagos durrsaku? Dëshmia: Po rrija te “Noizy” kur më qëlloi

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen me armë zjarri mesditën e sotme në Durrës, ku u qëllua Ardit Kërtusha 31-vjeç nga një person që ende nuk është arrestuar.

Ngjarja ndodhi në lokalin e këngëtarit të njohur, Noizy. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën nga plumbi që ka marrë në këmbë.

I pyetur nga grupi hetimor, Kërtusha u shpreh se “konflikti me autorin ka nisur para një muaji për çështje pronash.

Më parë kemi pasur edhe përplasje fizike. Sot erdhi dhe më qëlloi në këmbë me armë zjarri teksa isha ulur në lokal” tha ai.

Pas ngjarjes, që e filmuan kamerat e sigurisë së lokalit, autori është larguar i qetë në këmbë dhe ende nuk është arrestuar.

Ardit Kërtusha ka qenë ish-kandidat për kryetar të PS-së në Durrës në 2020, por në fund u tërhoq nga gara.

Një vit më pas, si pasojë e pakënaqësive me pushtetin, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit iu bashkua PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha.

“Ka shumë ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet që zgjedhjet në Durrës të mos zhvillohen por të emërojnë edhe një herë në krye të degës marionetën e preferuar të Vangjushit.

Fushata ime në kryefjalë të saj kishte përfaqësimin e të gjithë socialistëve durrsakë dhe kush më mirë se një anëtar një vote mund ta mundësojë këtë përfaqësim? Lobuam shumë që ta bënim të mundur por e kotë” ishin disa nga akuzat e tij asokohe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit