11 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës nga SHBA udhëton për në Turqi

Kryesoret

Nuk u kthye fare në Kosovë.

Pas vizitës katër ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i filloi më 12 maj, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka udhëtuar direkt për në Turqi.

Edhe në këtë shtet ka njoftuar se do të realizoj një vizitë katër ditore.

“Direkt kam udhëtuar për vizitë katër ditore në Republikën e Turqisë, me ftesë zyrtare të homologut tim, Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Por, vizita me homologun nuk është e vetmja, njofton Mehaj.

“Do të realizojë edhe vizita dhe takime në Presidencën Turke të Industrisë së Mbrojtjes, qendra akademike ushtarake, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes”.

Ministri i mbrojtjes ka njoftuar se do të realizoj një vizitë edhe në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll.

“Vizitën përkatëse e realizoj në kuadër të objektivit tim strategjik për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral me vendet tona partnere”, ka shkruar Mehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit