-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nën akuzë për rryshfet, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për policët e Morinës

Kryesoret

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 15 punonjësit e policisë të arrestuar për korrupsion në pikën kufitare të Morinës.

Njoftimi i  Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 16.05.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi  lidhur me çështjen nr. 13, datë 06.05.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim F.K., L.S., A.H., E.A., H.Sh., A.K., A.S., D.B., E.T., E.U., F.I., F.B., A.Rr., G.D. (Gj.), H.H., K.D., M.Sh. (I.), M.C., R.L., U.L. (E.), V.N., V.O., Xh.M., Y.H. (I.), B.D., A.T., A.G., R.D., Sh.C., A.J., S.O., K.S., Xh.E., S.I., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe të vendimit nr. 37 Akti, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën e ankimuar nga e hetuara V.S.

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari A.H., ndaj vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe ndaj vendimit nr. 35 Akti, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari S.I., ndaj vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe ndaj vendimit nr. 35 Akti, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari K.S., ndaj vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe ndaj vendimit nr. 37/1 Akti, datë 11.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit