Përmbytjet janë ndër fatkeqësitë natyrore më katastrofike që mund të imagjinohen, mirëpo një fshat në Ukrainë, ka shkaktuar një përmbytje të qëllimshme dhe arsyeja, është për t’i shpëtuar pushtimit nga Ushtria ruse.
Madje, jo vetëm që fshati shpëtoi, por u parandalua edhe një sulm i mundshëm drejt Kievit.
Trupat e Ukrainës hapën një digë në Demydiv, duke e bërë lumin Irpin të dalë nga shtrati dhe të përmbytë mijëra hektarë tokë.
Që prej asaj dite, lëvizja heroike e këtij fshati të vetësakrifikuar, është komentuar si lëvizja fituese për të ndaluar rusët të depërtojnë më tej.