-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku-Ramës: Mendo për të varfrit, jo oligarkët

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas deklaratave të ministres Delina Ibrahimaj, e cila njoftoi se nga 1 qershori do të paraqitet ligji i ri për të targetuar profesionalet e lira.

Ajo është shprehur se në këto ditë të vështira qeveria duhet të kishte politika lehtësuese dhe sistemi fiskal të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo në favor të oligarkëve

Reagimi i plotë

Takso në mënyrë të drejtë, mbështet të varfërit dhe forco shtresën e mesme
Represioni i vazhdueshëm i qeverisë përmes taksave dhe politikave fiskale ka ndikuar në rënien e investimeve, uljen e bizneseve dhe krijimin e një klime të pafavorshme. Njëkohësisht ka nxitur korrupsionin, rritjen e informalitetit dhe ka krijuar një shtet të kapur.
Në këto ditë të vështira për ekonominë e gjithsecilit prej nesh, ku çdo portofol i shqiptarëve po kafshohet nga taksa e inflacionit që po ia zbraz ato pak të ardhura një qeveri e përgjegjshme do të kishte politika lehtësuese.
Do të kërkonte uljen e taksave, për t’i dhënë më shumë para xhepave të shqiptarëve dhe familjeve të tyre.
Një qeveri e korruptuar, e kapur nga oligarkia dhe nga megaskandalet është e interesuar për të kundërtën.
Nuk është habi që Edi Rama sot ka nisur turin për të taksuar më shumë shqiptarët dhe të ardhurat e tyre të vogla.
Më shumë taksa nga xhepi i varfër i shqiptarëve do të thotë më shumë para për PPP-të që i janë dhënë miqve të tij dhe oligarkëve.
Ai sot kërcënon me më shumë taksa pasi bixhozi ku është futur me paratë e buxhetit nga taksat e shqiptarëve paguan 90 mijë euro në ditë inceneratorit.
Kërcënon sot me më shumë taksa pasi kontratat e PPP-ve që kanë arritur 50% të PBB duhet të paguhen dhe para nuk ka. Kriza nuk ka sjellë reflektimin e kësaj mazhorance!
Në mënyrë absurde ai po çon vendin drejt një rritje taksash të çmendur që do të rëndojë më shumë të ardhurat e çdo familje.
Ndaj duhet ndaluar nisma nën moton: Takso familjet shqiptare për të paguar kontratat e oligarkëve. Duhet luftuar për një taksim të ndershëm jo për një taksim progresiv oligarkik.
Të ndahemi nga kjo keqqeverisje për të mundësuar një sistem të ndershëm dhe kompetitiv fiskal në shërbim të qytetarëve jo për favore tek oligarkët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit