Një demokratë i ardhur nga Kosova ka qenë sot i pranishëm në takimin që ish lideri i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar në Kukës.
Në fjalën e tij ai i kërkoi, Berishës që të hiqte taksën e Rrugës së Kombit.
Berisha i ka premtuar se taksën do ta zëroj sapo të vijë në pushtet.
“Taksa do hiqet dhe ajo rrugë do të mbetet e Kombit ashtu siç e ka emrin. Ajo është një taksë turpi, një taksë që shpreh jo pak qëndrimin e tij që u vendos mbi bazën se “Kukësi ka marrë shumë” dhe duhej të paguante pse u ndërtua rruga. Është një taksë urrejtje. Qarku i Kukësit është më i varfëri në Europë. Është rreth 16 vite larg Tiranës. Ndërsa Ballkani i Hapur është projekt i mirëfilltë i Serbisë së Madhe. Është projekt i Aleksandër Vuçiç, i cili nuk njeh gjenocidet e bëra në Kosovë dhe Bosnjë”, u shpreh Berisha.