Gjatë një konflikti për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 31 vjeç.
Policia bën me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim
Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.