-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhja e Presidentit, Salianji: Më parë dolëm se hymë

Kryesoret

Deputeti PD-së, Ervin Salianji ironizon procesin e zgjedhjes së Presidentit të Ri të Republikës.

Seanca e parë u zhvillua ditën e sotme, por e gjitha rezultoi një farsë, pasi nuk pati asnjë kandidat.

Salianji shkruan në Facebook se konflikti në PD është absurd dhe i stisur, pasi sipas tij, Rama do ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt, me 71 vota.

Postimi

Sot në Kuvend
Më parë dolëm se hymë!
Siç dhe e kemi paralajmëruar Rama sot tha do e zgjedh vetë Presidentin e Republikës! Gjithë ky konflikt absurd dhe i stisur brenda PD për të gjetur kritere dhe sebepe, e ka lënë autokratin në pritje të raundit të katërt për të emëruar i vetëm Presidentin e tij. 

Prej ditësh duket që nuk ka as proçes dhe as negociata serioze me Ramën sepse autokratët nuk lëshojnë asgjë edhe kur nuk ju duhen! Rama është autokrati tipik lindor që ka vetëm interes të përçajë opozitën dhe të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale që ka sot vendi! 

E gjithë opozita nga sot, më në fund dëgjuam që presidenti duhet të jetë si propozim i saj, detyrimi para votuesve por dhe qytetarëve është që të gjithë bashkë të propozojmë një emër konkret që do ta vendoste në vështirësi para publikut dhe do të kontrastonte me emrin e përzgjedhur që në nisje të farsës nga Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit