-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ju presim edhe pak”! Sot vendoset raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri

Kryesoret

Sot do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të vendosur datën për raundin e dytë për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Raundi i parë dështoi dje, pasi nuk u propozua asnjë kandidat, ndërsa i dyti duhet të zhvillohet 7 ditë pas të parit, praktikisht në 24 maj nëse shumica socialiste nuk do të kërkojë që ta afrojë.

PD kërkon që propozimi të jetë i saj, por Edi Rama dje e hodhi poshtë këtë propozim. Ai tha se do i presin rivalët politikë edhe dy raunde dhe më pas do ta zgjedhin vetë me 71 vota.

Por si zgjidhet Presidenti?

Një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë. Por një deputet nuk mund të propozojë më shumë se një kandidat për Presidenti.

Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit