Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nesër pritet të vizitojë Kosovën.
Gjukanoviq i cili për këtë vizitë ka marrë ftesë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të pritet me nderimet më të larta shtetërore.
Presidenca ka bërë të ditur se Gjukanoviqi do të pritet me nderimet më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Pas ceremonisë së pritjes, Osmani do të zhvillojë takim me Gjukanoviq, si dhe në fund të takimit ata do të mbajnë konferencë për media, thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentes.