-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri, Salianji “godet” Alibeajn: I ka humbur busulla

Kryesoret

Deputeti Ervin Salianji kritikon pjesëmarrjen e opozitës në diskutimet për kreun e ri të shtetit. Ai e cilëson strategjinë e opozitës pa busull, që i shërben Edi Ramës dhe po dëmton akoma më shumë PD-në.

“Pjesëmarrja pa busull në farsën e Ramës për president çdo ditë e më shumë po nxjerr në pah dëmet e medha që po i shkaktohen opozitës dhe padiskutim demokracisë në vend!

Siç dhe i interesonte Ramës ky proçes e mban fokusin e opinionit tek telenovela e presidentit, zhvendos fokusin nga rritja stratosferike e çmimeve, abuzimet e përditshme të qeverisë, rritja e taksave, gjobat ndaj biznesit, goditjet ndaj bujqësisë, monopolet oligarkike! Tema që nuk po diskutohen në publik sepse kurthit të Ramës i ranë pas me nxitim dhe pa shumicën e grupit parlamentar të PDSh.

Ky proçes zbardhi dhe më shumë atë që dihej, autokrati nuk lëshon asgjë, do vetem për garniturë opozitën duke bërë sikur bën lëshime të mëdha të tipit e shtyjme nga 5 ditë në 7 datën e raundit 🤦🏻

Për fat të keq Rama me lojën e tij tërhoqi njē pjesë të opozitës që megjithëse pakicë, për protagonizma dëmtoi rëndë opozitën duke krijuar idenë e frangmentarizimit të mëtejshēm të saj dhe duke mos bërē asnjë përpjekje për atë që PDSh e ka emergjence, çdo përpjekje dhe  tentativa të pafundme për tu bashkuar! Ky është një rast ku gjithë opozita duhet të ulet në një tryezë diskutimi!

E meqë ra fjala dy komisioneve të posaçme për reformën territorriale dhe reformën zgjedhore po ju vjen fundi i afatit dhe ende nuk dimë gjē pse opozita nuk po dërgon emrat?” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit