Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i është kundërpërgjigjur ish-liderit, Sali Berisha, duke i thënë se gjyqet e tij po përçajnë demokratët.
Pak më herët Berisha është shprehur se Gjykata e Tiranës, e cila pranoi apelimin e Alibeajt, është ndikuar nga Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.
Bardhi është shprehur se gjykata nuk ka qenë e pavarur që në momentin kur gjyqtari Zhukri vendosi pro kushtetutës së Berishës.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Image-2022-05-17-at-5.45.22-PM-1.jpeg)