-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A mund të detyrohet Rusia të paguajë për Ukrainën?

Kryesoret

Kur Sekretarja e Thesarit e SHBA-ve, Janet Yellen, të takohet me homologët e saj në Bruksel të martën, një temë e madhe për diskutim do të jetë se si të financohet një vend i goditur nga lufta. Ndërsa shqetësimi i menjëhershëm po mbulon nevojat financiare afatshkurtra të Ukrainës, zyrtarët janë gjithashtu gjithnjë e më të shqetësuar për një faturë rindërtimi që shkon mbi gjysmë trilion euro.

Disa tani tundohen të përdorin afërsisht 300 miliardë dollarë rezerva valutore ruse të ngrira kur BE-ja, SHBA-të dhe aleatët e tyre vendosën sanksione ndaj bankës qendrore të vendit.

Josep Borrell, kryediplomati i BE-së, këtë muaj bëri thirrje që asetet e shtetit rus të shënjestrohen drejtpërdrejt, duke thënë se një veprim i tillë do të ishte “plot logjikë” duke pasur parasysh koston e madhe.

Por konfiskimi i aseteve të Qeverive të huaja do të ishte i mbushur me rreziqe legale. Siç tha sekretari amerikan i Thesarit muajin e kaluar, përdorimi i rezervave të Moskës për të financuar rindërtimin nuk është diçka për t’u konsideruar “si e lehtë”.

Pse një veprim i tillë do të shihej si nxitës?

Qeveritë në mbarë botën mbajnë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre në dollarë dhe euro. Pekini, për shembull, është një nga mbajtësit më të mëdhenj të thesarit të SHBA-së në botë.

Vendimi për ngrirjen e aseteve të Rusisë tashmë ka ngjallur shqetësim në shtetet me marrëdhënie të tensionuara me SHBA-të dhe Evropën. Një kapje e drejtpërdrejtë e pasurisë së Moskës do të shihej si kalim i një Rubikoni politik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit