Kryetari i Grupi Parlamentar Enkelejd Alibeaj, teksa foli për zgjedhjen e Presidentit, theksoi se duhet propozuar 4 kandidatura, dy i zgjidhni ju dhe më pas të shkojmë tek emri final.
“Kemi ende të drejtë për të propozuar ti përkasë opozitës. Të propozojmë 4 kandidatura, dy i zgjidhni ju dhe më pas të shkojmë tek emri final. Të kemi një proces gjithëpërfshirës. Të jetë në mënyrë propocionale. Nëse arrihet kjo, arrihet një gjë e madhe. Kjo është fryma dhe logjika që kemi ardhur me këtë qëndrim. është gjithëpërfshirës dhe transparent. Madje besoj se ky proces të shërbejë edhe si traditë në të ardhmen.Ky është qëndrimi që mbajmë ne. Jemi në sy të publikut dhe njerëzit na gjykojnë për çdo gjë që po themi. Duhet të saktësoj edhe diçka, nuk është kushtëzim, as provokim, as lojë forcë. është thjesht shërbim që i bëhet këtij procesi për t’i dhënë baza të shëndosha procesit. Ai që do bëhet president ta dijë se ka pasur mbështetje nga kjo godinë”, tha Alibeaj.