-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkimi i One dhe ALBtelecom, deputeti ngre alarmin për çmimin dhe frekuencat, AKEP: E paprecedentë

Kryesoret

Në fillim të këtij viti kompania hungareze, “4iG” njoftoi blerjen e dy kompanive të telefonisë, ONE dhe ALBtelecom duke i bashkuar për t’u kthyer në grupin më të madh në tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri. Të marrë së bashku, ONE dhe ALBtelecom kishin 1.44 milionë përdorues aktivë të shërbimeve celulare ose rreth 55% të tregut sipas këtij treguesi.

Blerja e të dy operatorëve nga 4iG uli numrin e operatorëve celularë në dy, nga tre që veprojnë në treg aktualisht. Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese ku raportoi kreu i AKEP-it, Tomi Frashëri, deputeti i PD-së, Helidon Bushati ngriti disa shqetësime. Ai tha se bashkimi i dy operatorëve kërkon rishikimin e frekuencave.

Bashkimi i One dhe ALBtelecom, dy operatorëve, në raport nuk ka asnjë fjalë. Autoriteti i Konkurrencës e ka sanksionuar në shkurt të 2022 bashkimin me kompaninë hungareze. Tregu nuk do të jetë me tre operatorë sot, por me dy. Autoriteti i Konkurrencës ka lënë një rekomandim, për rishikimin e frekuencave, bashkimi sot ka dyfishin e frekuencave, që sjell një barrierë teknologjike dhe ekonomike për hyrjen potenciale të një operatori të tretë në treg. A ka marrë masa AKEP për balancimin e frekuencave që kanë efekt të kostot dh qytetarët?” ishte konstatimi i tij.

Tomi Frashëri tha se ky është një operacion i pa precedentë për të cilin po konsultohen për të gjetur një zgjidhje teknike, bazuar edhe te raporti i Autoritetit të Konkurrencës.

“Blerja nga kompania hungareze, jemi këtu në këtë moment. E para nuk mund të reflektohej në raport, pasi kërkesa nga kompania hungareze ka ardhur në ditët e fundit të dhjetorit. Dhe nuk mund të gjente vend në këtë raport, jemi në proces. Ka ndodhur që struktura aksionere e dy kompanive ka ndryshuar. AKEP ia ka referuar AK-së, që duhet të shprehet nëse e autorizon.

Deri tani këtu jemi, juridikisht, nuk ka një bashkim. Është një kompani e huaj që ka shumicën në njërën dhe tjetrën, kompanitë janë të ndara. Vendimi i AK-së, thotë që praktikisht autorizon, e konsideron të mundshëm, kur ajo të ndodhë. Cfarë do të ndodhë nëse nesër të dy kompanitë bashkohen dhe të krijojnë një kompani të vetme?

Kjo do të thotë, AKEP ka një kompetencë për transferimin e frekuencave, që nivele të ndryshme e dispoznojnë të dyja. Pa diskutim që në momentin kur kompanitë do të bëjë bashkimin. Nëse nuk ka autorizim nga AKEP, bashkimi nuk ndodh. Pa dyshim, AKEP do të marrë masat dhe i ka marrë për të parë, pasi është e pa precedent në Shqipëri. Dhe ne jemi duke parë si do të ndodhë, rishpërndarja e spektrit dhe ribalancimi.

Është e vërtetë që rreziku rrezikon për krijimin e një barriere potenciale në nivelin e konkurrencës për hyrjen në treg të operatorëve të rinj. Interes për të hyrë nuk ka pasur. Jemi të angazhuar që do të kemi kontakt me trupën rregullatorë te BE për të gjetur mundësinë teknikisht më optimale dhe në dialog me operatorë.

Zhvillimi i një operatori, është me interes për AKEP, shtetin dhe investimet. Është shumë komplekse teknikisht. Edhe për arsye që në të vërtetë, duhet që dy operatorët e mëdhenj duhet të vijnë edhe ata me ide teknike, VODAFONE ndodhet në mes të ONE dhe Albtelecom. Nëse do të ketë një rishpërndarje mund të duhet të zhvendoset Vodafone, por janë gjëra inxhininerike. Jemi duke punuar.

Do të marrim mendimin ndërkombëtar. Është operacion që nuk është artific, që u desh për arsye apo interesa, nuk duhet të harrojmë përmasat e tregut tonë. Gjendjen e kolapsit ku ndodhej një nga këto dy kompani. Shanset i kishte të mëdha për të dalë nga tregu një ditë.

Nëse do të ketë impakt te çmimet do të shihet për të marrë masat e duhura, kjo do të shihet. Pra këtu jemi, janë blerë shumica e aksioneve te të dyja kompanitë, nuk ka bashkim hë për hë, AKEP po shikon balancimin e konkurrencës në këtë aspekt” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit