-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë premtoi dhe çfarë u bë? Ahmetaj nuk e mbajti fjalën për rindërtimin

Kryesoret

Unë ju siguroj sërish se në pranverën e vitit 2022, çdo gjurmë e tërmetit të vitit 2019 e 26 nëntorit fatkeq do të jetë fshirë, Shqipëria do të ketë rilindur në ato zona të reja, në një shkollë të re, në një shtëpi, në një pallat, në një lagje të re modern, të ndërtuar më mirë, më bukur”.

Ky zotim i Arben Ahmetajt një vit më parë nuk është realizuar. Premtimi i qeverisë nuk u përmbush, pasi kantieret janë ende të hapura dhe ende ka shumë familje që nuk kanë hyrë në banesat e reja.

Zv/ kryeministri Arben Ahmetaj premtimin sot e anashkaloi duke fajësuar, ashtu si Edi Rama, gjyqtarët dhe prokurorët.

Jemi në shumicën e bashkive të dëmtuara, jemi në përfundim të proceseve të rindërtimit.

Dy zonat që do të vazhdojnë përtej vjeshtrës janë Kombinati dhe “5 Maji” për ato arsye që kanë të bëjë me sqarimin në vazhdim të pronësive, shpronësimit dhe proceset gjyqësore dhe të vlerësimit” tha ai.

Vonesat në procesin e rindërtimit nga tërmeti në disa zona, edhe kryeministri Edi Rama dje ua faturoi gjykatave që sipas tij po mbajnë peng zhvillimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit