-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj mbledh grupin e PD-së, zbulohet mesazhi

Kryesoret

Të mërkurën u arrit një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit të ri, ku opozita do të ketë të drejtën e propozimit deri në tre raundet e para. Kjo dakordësi u arrit gjatë diskutimeve mes mazhorancës dhe opozitës së Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë, mësohet se ditën e enjte në orën 12:00, Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar, për të diskutuar për procesin e përzgjedhjes së Kreut të Shtetit, ecurinë e deritanishme por dhe sesi do të vijohet me procesin.

Në diskutimet e së mërkurës në Kryesinë e Kuvendit, mes kreut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe Enkelejd Alibeajt, është rënë dakord që deri në raundin e tretë propozimet për emrin e ri të presidentit t’i sjellë opozita.

Sipas Alibeajt, këtë të drejtë ua jep Kushtetuta dhe jo mazhoranca, ndërsa Balla theksoi se opozita të konsultojë emrat dhe t’i sjellë për diskutim.

“Të nderuar kolegë!
Duke kërkuar ndjesë për orën, në vijim të diskutimeve ne grup për procesin e përzgjedhjes së Presidentit, nesër në orën 12:00, në seli, do të zhvillojmë mbledhjen e radhës së grupi për të diskutuar mbi ecurinë e deritanishme dhe sesi do të vijojmë me procesin. Faleminderit!”,
thuhet në mesazh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit