Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës nuk po përparojnë dhe me shumë gjasa nuk do të rifillojnë pas “kapitullimit” të ushtrisë ukrainase nga fabrika e çelikut Azovstal, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Negociatat nuk po përparojnë vërtet. Ne shohim një mungesë të plotë dëshire midis negociatorëve ukrainas për të vazhduar këtë proces,” tha Peskov sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
Autoritetet ukrainase kanë thënë se luftëtarët mund të shkëmbehen me të burgosur rusë, por asnjë detaj i ndonjë marrëveshjeje mes dy palëve nuk është bërë publike. Luftëtarët janë dërguar në zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore.
Peskov tha se çështja e gjykimit të ushtarëve të kapur në një gjykatë ushtarake qoftë për krime të dyshuara lufte ose për të qenë siç i quan Rusia naziste ishte “një pyetje për ushtrinë”.