-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Mbështes fuqishëm anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në mbështetje të anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës. Meta shkruan se mbështet fuqishëm anëtarësimin e këtyre dy shteteve, ndërsa i bën thirrje qeverisë dhe kuvendit të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:

Mbështes fuqimisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, të paraqitura sot zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg nga Ambasadorët respektivë.

I bëj thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim.

Anëtarësimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë, dy vende të konfirmuara si kampione të lirisë dhe të të drejtave të njeriut, do të forcojë sigurinë e përbashkët dhe do t’i japë një vlerë të shtuar parimeve demokratike që e bëjnë NATO-n, Aleancën më të madhe dhe të suksesshme politiko-ushtarake në botë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit